Nga ceremonia e homazheve në nder të ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi, Namik Dokle vlerësoi figurën e tij, duke u shprehur se Pëllumbi gjithmonë ishte aty ku duhej me shumë mençuri, kurajë e largpamësi.
Gjithashtu u shpreh se Pëllumbi do të mbahet mend si një njeri që ishte jo vetëm politikan, mendimtar e filozof, por mbi të gjitha njerëzor.
“Një jetë e tërë njerëzore e politike. Që nga dita e parë e themelimit të PS, bën betejat e vështira, në mundimet e ndërtimit të një shoqërie me njerëzit dhe për njerëzit. Ai ishte aty ku duhej më shumë mençuri, kurajë e largpamësi. Profesor Servet Pëllumbi ishte protagonist i udhëheqjes së PS. Thelbi i ndryshimit në konceptimin e tij ishte i një shoqërie normale”, u shpreh ai, duke shtuar: “Ai ishte mik i popullit, dhe çdo ditë takonte njerëzit, të njohur e të panjohur, socialistë dhe josocialistë. Dëgjonte halle dhe përpiqej t’i zgjidhjet, ishte politikan filozof mendimtar, por mbi të gjitha njerëzor”.
