Arben Pëllumbi, djali i Servet Pëllumbit, nga ceremoni e homazheve në nder të ish-kryetarit të Kuvendit që ndërroi jetë dje, ka prekur me fjalët.
Ai pohoi se ishte krenar që ishte djali i tij, ndërsa shtoi se do të kujtohet gjithmonë për pasurinë që la pas.
“Ju falënderoj të gjithëve. Sot qëndroj para jush me një dhimbje të thellë në zemër, për t’i dhënë lamtumirën për t’i dhënë lamtumirën njeriut tonë të zemrës. Babai ynë nuk ishte thjesht një prind, por me vlerë të rrallë. Ai na mësoi që të jetojmë me përgjegjshmëri dhe me dashuri për familjen. Na mësoi mos të ulim kokën para padrejtësive. Fjalët e tij, këshillat, prania e qetë, do të na shoqërojnë përgjithmonë. Sot dua të them me krenari që jam djali i tij, krenar për atë çka na la. Largimi i tij ka lënë boshllëk të madh, por dhe dritë të fortë, shembullin e jetës së tij. Lamtumirë o profesor, do të jesh gjithmonë pranë nesh! U prefsh në paqe.”, tha ai.
