Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit ka dështuar sërish, këtë herë për shkak të mungesës së gjyqtares Rudina Palloj. Pas shtyrjes së seancës, Kryemadhi foli për mediat, duke komentuar zhvillimet e procesit dhe duke hedhur akuza në drejtim të institucioneve shtetërore.

Ajo foli edhe mbi skandalin e ditëve të fundit me ish- kreun e SHISH, Vlora Hyseni dhe ish-kreun e policisë Ilir Proda.

Monika Kryemadhi: Kam qenë një personazh i politikës kundër bojkotit, por e detyruar nga rrethanat detyrohesh të vijosh, nëse ju kujtohet djegia e mandateve që kishte pasoja fatale që solli që SHISH, është në shërbim të krimit të organizuardhe fik radarët. Për një rrahje zemre fik radarët, imagjino për ndonjë anije apo nëndetëse çmund të bëhet. Avokatët janë në bojkot, jam e interesuar si palë që procesi të vijojë, çdo shtyrje është në dëm të zotit Meta që i kalojën afatet e paraburgimit. SPAK ka grupe apo individë që akuzohen për grupe të strukturuar kriminale dhe janë të lirë, ndërsa Meta nuk ka asgjë, sepse gjithçka rrotullohet rreth meje.

Karma is a Bitch, e patë si ishte bërë si pikëpyetje Ilir Proda, se qeshte dhe vuri kamera atëherë të filmohej arrestimi i Metës, apo Vlora Hyseni që vuri SHISH në funksion të ndjekjes të kujtdo që ishte kundër Rmës, Gysit dhe të gjithë çunave që ishin kundër Gysit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb