Dhjetëra përfaqësues biznesesh janë mbledhur sot para Bashkisë së Vlorës, ku kërkojnë një takim me kryetaren lidhur me aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror.

Në një kërkesë zyrtare drejtuar Bashkisë, Shoqata Turistike Rajonale Aulona (ARTA) kërkon shtyrjen e afatit të prishjeve deri në fund të muajit shtator.

Sipas bizneseve, ndërhyrjet në këtë periudhë dëmtojnë aktivitetin ekonomik, pasi shumë struktura si pergola, tenda dielli dhe ambiente shtesë janë pjesë e investimeve të tyre.

Ata theksojnë se Vlora mbështetet te sezoni turistik dhe kërkojnë dialog me institucionet për të gjetur një zgjidhje që të mos dëmtojë biznesin lokal.

“Kemi ardhur të protestojmë që të mos na prishet biznesi këtë sezon turistik. Sezoni hapet për 2-3 ditë, IKMT thotë do prishet biznesi. Duam një zgjidhje nga Rama ose kryetarja, të paktën nëse ka dalë një projekt, të vihemi në dijeni. Kemi ardhur të mësojmë si duhet të veprojmë. Kemi shumë njerëz që punojnë për ne. Sot kemi ardhur si biznes, nesër do të jemi më shumë”, tha një prej tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb