Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në Milot, ku sipas tij po bëhen përgatitjet për protestën kombëtare të 8 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se protesta e 8 majit është një thirrje kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes që ka goditur rëndë vendin, ndërsa ka shtuar se në Milot situate është alarmante ku ka renditur problematikat.

“Braktisja institucionale, papunësia dhe mungesa e perspektivës kanë rënduar jetën e banorëve, duke e bërë realitetin gjithnjë e më të vështirë.
Miloti dhe mbarë shqiptarët protestojnë për dinjitet, për zhvillim dhe për një të ardhme më të mirë. Edi Rama dhe qeverisja e tij e korruptuar do të shembet nga reagimi i qytetarëve të ndershëm”, shkruan ai.

Postimi i plotë:
Këtë mbrëmje me strukturat e Partisë Demokratike në Milot, po përgatitemi për 8 Majin, një datë që merr një domethënie të veçantë në kuadër të qëndrimeve dhe mesazheve të qarta që kanë ardhur edhe nga raportet e Parlamentit Europian.
Kjo protestë është një thirrje kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes që ka goditur rëndë vendin, duke lënë pas një realitet të vështirë për qytetarët.
Në Milot, situata është edhe më alarmante, infrastruktura e rrugës Milot–Balldre, si nyja e vetme që lidh Shqipërinë me korridorin europian, është kthyer në simbol të bllokimit dhe mungesës së investimeve. Kjo ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi, lëvizje dhe zhvillim.
Braktisja institucionale, papunësia dhe mungesa e perspektivës kanë rënduar jetën e banorëve, duke e bërë realitetin gjithnjë e më të vështirë.
Miloti dhe mbarë shqiptarët protestojnë për dinjitet, për zhvillim dhe për një të ardhme më të mirë. Edi Rama dhe qeverisja e tij e korruptuar do të shembet nga reagimi i qytetarëve të ndershëm

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb