Profesori Ermal Hasimja ishte sot i ftuar në “Oponencë” në News24 ku foli në lidhje me aktualitetin politik dhe situatën brenda opozitës.

Në lidhje me garën brenda PD dhe faktin që Sali Berisha kandidon i vetëm për të vijuar drejtimin e partisë, Hasimja tha se konflikti mes tij dhe Salianjit, është politik më shumë se ideologjik.

“Nuk është e lehtë të bësh opozitë sot. PD vijon të ketë luftën e brendshme. Unë e shoh si konflikt politik, jo ideologjik, për kontroll politik. Jemi të detyruar të marrim si të mirëqenë thëniet e tyre, Salianji kërkon rienergjizimin, PD thotë që ai bashkëpunon me njerëz të dyshimtë”, tha ai.

Duke folur për partitë e vogla, Hasimja tha se në kushtet e vështira ku ndodhet tashmë vendi, nuk kemi luksin që një nga këto parti të mundë të tjerat.

“Integrimi është bllokuar dhe krimi i organizuar është duke futur duart në timonin e qeverisjes, nuk kemi luksin që të presim që një nga kto apart të mundi gjithë të tjerat e të dalë fitimtare”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb