Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, Kosovë, ku një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën pak orë pasi kishte lindur në tualetin e emergjencës.
Ngjarja ka ndodhur më 5 maj, ku një 20-vjeçare dyshohet se ka lindur foshnjën brenda tualetit të emergjencës, ndërsa foshnja është gjetur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Edhe pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë.
20-vjeçarja përballet me akuzat për “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
