Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka ngritur akuza ndaj mazhorancës në nisje të seancës plenare, duke pretenduar se opozita po lihet jashtë proceseve të rëndësishme që lidhen me integrimin europian të vendit.

Duke folur për zhvillimet institucionale, Bardhi iu referua mbledhjes së paralajmëruar të Këshillit Kombëtar të Integrimit, duke thënë se opozita nuk është përfshirë në mënyrë të drejtë në axhendën e tij.

“Meqë jemi të integrimi dua të sjell në vëmendje që mazhoranca që po bën veprime për përjashtimin e opozitës nga procesi, ka vijuar njëlloj edhe në këto ditë, edhe kur raporti bën thirrje për bashkëpunim.
Nesër keni thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dua të informoj këta që ngrihen në foltore dhe kërkojnë bashkëpunimin e opozitës, se i vetmi forum ku ne jemi të përfaqësuar, na vjen një axhendë që nis me Taulant Ballën dhe mbyllet me 10 Taulant Balla të PS. Në axhendë nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb