Partizani ka vendosur të mbyllë tribunat A, B dhe VIP për derbin ndaj Dinamos. Ky vendim surprizues është zyrtarizuar nga klubi, që nxori në shitje biletat për sektorët e tjerë. Çmimet varijojnë nga 300 deri në 500 lekë të reja.
Ndeshja me Dinamon është rezervuar për të dielën, prej orës 16:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Të kuqtë do të luajnë sa për statistikë këtë takim, të vlefshëm për javën e fundit të Abissnet Superiore.
Në anën tjetër ndodhet Dinamo e Ilir Dajës. Pikërisht ekipi që e la Partizani pa Final Four dhe Europë.
Dinamo do të synojë vetëm 3 pikët, ndaj rivalëve të kryeqytetit. Dinamovitëve u shërbejnë për të qenë sa më të motivuar në Final Four.
