Liverpool do përballet me Chelsean në kuadër të kampionatit. Trajneri i The Reds, Slot iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes.

“Është normale që humbjet e shumta e rëndojnë ekipin, sidomos në një klub si Liverpool ku lojtarët janë mësuar të fitojnë. Chelsea është një kundërshtar shumë i vështirë, pavarësisht formës së tyre të fundit.

Ata mund të rikthejnë disa lojtarë dhe kjo i bën më të forte. Çdo trajner ka idenë e vet për futbollin, dhe Chelsea tani ka një identitet të qartë loje. Zakonisht luajnë me tre mbrojtës dhe kanë shumë cilësi individuale, ndaj duhet të jemi në nivel të lartë si ekip”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb