Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara beson se Mojtaba Khamenei po luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e strategjisë së luftës dhe drejtimin e vendimmarrjes në Iranit, sipas raportimeve të CNN. Sipas burimeve të cituara nga CNN, ai po bashkëpunon me zyrtarë të tjerë të lartë në Teheran për të orientuar qasjen e Iranit ndaj konfliktit dhe negociatave me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për përpjekjet diplomatike për përfundimin e luftës.

Megjithatë, autoriteti i tij i saktë brenda strukturës së pushtetit iranian mbetet i paqartë, në një kohë kur regjimi raportohet të jetë i fragmentuar pas zhvillimeve të fundit. Raporti thekson gjithashtu se Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur në publik që pas një sulmi të rëndë në fillim të konfliktit, ku sipas pretendimeve u vra babai i tij, Ali Khamenei, si dhe disa zyrtarë të lartë ushtarakë. Kjo ka nxitur spekulime mbi shëndetin dhe rolin e tij real në hierarkinë iraniane.

Administrata e Donald Trump vazhdon të kërkojë një zgjidhje diplomatike të konfliktit, ndërsa një armëpushim mes palëve raportohet se është në fuqi prej më shumë se një muaji.Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, Irani po përpiqet të riorganizohet pas fushatës së bombardimeve amerikane, por ende ruan kapacitete të mjaftueshme ushtarake për të rezistuar dhe përballuar një bllokadë të zgjatur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: