Pesë persona janë gjetur të vrarë në një zonë rurale pranë Forest Grove, në shtetin amerikan të Oregonit, ndërsa i dyshuari për krimin është gjetur i vdekur dhe autoritetet besojnë se ka kryer vetëvrasje.
Viktimat u gjetën të shtunën brenda një banese, pasi policia iu përgjigj një telefonate për një automjet që ishte përfshirë nga flakët. Në vendngjarje u gjetën gjithashtu disa kafshë shtëpiake të ngordhura.
Sherifja e Qarkut Washington, Caprice Massey, e përshkroi skenën si një nga më të rënda që kishte parë gjatë 22 viteve të saj në detyrë.
I dyshuari është identifikuar si Benjamin Charles Parker, 36 vjeç. Sipas autoriteteve, ai u gjet i vdekur brenda automjetit të tij në Inumklo, në Qarkun Washington, rreth 72 kilometra nga Seattle.
Autoritetet besojnë se Parker i ka dhënë fund jetës së tij. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e vrasjeve.
