Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara po ngrenë dyshime serioze mbi qëllimet reale të Uashingtonit në negociatat për paqe.
Gjatë një bisede telefonike me homologun turk Hakan Fidan, Araghchi kritikoi praninë dhe lëvizjet ushtarake amerikane në Gjirin Persik, duke i cilësuar si provokuese dhe destabilizuese.
“Provokimet e fundit nga forcat amerikane në Gjirin Persik dhe veprimet e tyre të shumta që synojnë shkeljen e armëpushimit kanë nxitur dyshime rreth qëllimeve dhe seriozitetit të palës amerikane në procesin diplomatik”, deklaroi ai, sipas një komunikate zyrtare të cituar nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa përpjekjet diplomatike për ruajtjen e armëpushimit dhe shmangien e një përshkallëzimi të ri ushtarak vazhdojnë.
