Ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me mbështetës dhe simpatizantë demokratë në qytetin e Peshkopisë, ku nuk munguan kritikat ndaj drejtimit aktual të Partisë Demokratike.

Gjatë takimit, fjalën e mori anëtari i Kryesisë së FRPD, Arbër Kola, i cili u shpreh se PD ndodhet në një situatë të vështirë dhe larg mbështetjes që ka pasur dikur nga elektorati.

“Sot jemi përballë një udhëkryqi. PD është në një situatë e cila po lëngon. Jemi në një situatë ku asnjë përqind e atyre që na kanë votuar nuk e ndjekin PD në protestat e saj”, deklaroi ai.

Kola kritikoi gjithashtu retorikën e përdorur nga drejtuesit demokratë ndër vite, duke thënë se sloganet politike nuk janë shoqëruar me veprime konkrete kundër qeverisë.

“Frazat si ‘kilometri i fundit’ apo ‘i kemi kallur datën Edi Ramës’ nuk qëndrojnë më, sepse janë përsëritur disa herë dhe nuk ka pasur asnjë veprim konkret kundër Edi Ramës”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, anëtari i FRPD-së vlerësoi ish-deputetin Ervin Salianji, duke deklaruar se ai “i ka dalë në ballë këtij regjimi”.

“Më lejoni të falënderoj zotin Ervin Salianji, sepse të vetmit që mund të bëjnë ndryshimin jemi rinia”, tha Kola gjatë takimit në Peshkopi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb