Ngjarja që tronditi Fierin dhe mbarë opinionin publik dhjetë muaj më parë, rikthehet sot me të njëjtën dhimbje, por me një thirrje edhe më të fortë për drejtësi. Ishte një pasdite që ndryshoi përgjithmonë fatin e një familjeje, kur një vajzë vetëm 12-vjeçare gjeti forcën për të thyer heshtjen dhe për të denoncuar makthin që mbante brenda vetes prej vitesh. Ajo që nisi si një njoftim nga fqinjët, zbuloi një nga krimet më makabre.

Përpara psikologëve në komisariatin e Fierit, e mitura dëshmoi me zërin që i dridhej se autori i dhunës ishte pikërisht ai që duhej ta mbronte: babai i saj 36-vjeçar. Ajo nuk foli vetëm për një rast, ajo rrëfeu një kalvar abuzimi sistematik që kishte nisur që kur ishte foshnjë, vetëm 5 vjeç. Babai, i vendosur në pranga, pranoi krimin, por u mbrojt me fjalët: “Ndodhi vetëm një herë”.

Një përpjekje e dëshpëruar për të minimizuar një jetë të shkatërruar, ndërkohë që e bija u dërgua me urgjencë drejt Tiranës, në një qendrën rehabilituese.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, nëna e 12-vjeçares ka rrëfyer detaje nga nata kur e bija u largua nga shtëpia ndërsa nuk pranin që krimi është kryer nga bashkëshorti i saj. Sipas saj gjykata duhet të flasë dhe të vendosë drejtësi, ndërsa ka pasur ankesa edhe në lidhje me hetimet që janë kryer mbi rastin.

“Nuk e ka bërë burri im. Unë pres vendimin e gjykatës. Ai ka qenë një baba i përkushtuar. Fëmijët i kam pasur para sysh. Një ditë më parë dolëm, vajza flinte me motrën në një dhomë, djemtë në dhomën tjetër. Nuk kam dëgjuar zhurmë. Motra erdhi dhe na tha se vajza kishte ikur nga shtëpia. Ishte ora rreth 4 e mëngjesit. Kur vajza doli nga shtëpia, nuk kishte shenja të dukshme dhune. Më pas, ajo u gjet në kanal nga kryetari i fshatit, Afrimi. Më vonë, te psikologia e Patosit u konstatua se vajza kishte shenja dhune dhe gërvishtje.

Unë dhe burri e kërkuam vajzën dhe nuk e gjetëm. Në komisariat nuk shkruan asgjë nga ato që thoja unë. Deklaratat i kam kundërshtuar.

Në kasolle nuk jam afruar, burri hyri dhe më pas bëri denoncimin për zhdukjen e vajzës. Dëgjuam zhurma dhe thamë se aty mund të dëgjoja time bijë sikur fliste me gojën mbyllur.

Na mbajtën shumë orë në oborrin e komisariatit të Fierit pa një pikë ujë.

Unë isha me vajzën kur më shkëputën më çuan te burri dhe ai më tha është diçka që do të sqarohet. Oficeri më ka bërë presion, tha po gënjeu edhe kjo merre rrase edhe këtë brenda”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb