Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare u ndal të fliste për DAZN, pas humbjes ndaj Atalantës.

“E analizova ndeshjen me trajnerin pas minutës së 90-të. Duhet të mbetemi të përqendruar në dy ndeshjet e fundit. Reagimi në dhomën e zhveshjes ishte i duhuri, tani duhet të kalojmë nga fjalët në veprime. Ndoshta do të shkojmë në tërheqje disa ditë para Xhenoas.”

Tare pranoi problemet e Milanit dhe iu drejtua tifozëve: “Mungonte tensioni i duhur. Duhet të marrim përgjegjësitë tona. Tifozët meritojnë një ekip tjetër.”

Ai u pyet edhe në lidhje me një shkarkim të mundshëm në fund të sezonit: “A jam nën diskutim? Nuk kam marrë asnjë sinjal nga klubi, po përqendrohem në punën time. Nëse arrijmë objektivin tonë, do të kemi bërë një punë të shkëlqyer. Pjesa tjetër, përkatësisht spekulimet, janë pjesë e punës sonë.”

Më pas Alegri deklaroi se: A është Liga e Kampioneve në rrezik? Gjithmonë kam thënë se nuk ishte një bast i sigurt…”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: