Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pas një sulmit të armatosur të ndodhur në lagjen Moulins të Nicës, në Francë. Sipas informacioneve paraprake, dy persona që udhëtonin në një automjet hapën zjarr në sheshin qendror të zonës.

Pas të shtënave, autorët e krimit u larguan menjëherë nga vendngjarja. Të shtënat shkaktuan një mobilizim të madh të autoriteteve, ndërsa të gjitha shkollat ​​u mbyllën përkohësisht për arsye sigurie. Kjo është hera e tretë brenda katër ditësh që kanë ndodhur të shtëna me armë në qytet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: