Takimi mes Partizanit dhe Dinamos përfundoi me triumfi n e të kuqve 2-1 në “Arenën e Demave”, në një sfidë që kishte më shumë vlerë për statistikë sesa për renditjen. Të dyja skuadrat e kishin të përcaktuar fatin e tyre përpara këtij derbi dhe kjo ndikoi dukshëm edhe në atmosferën e krijuar në stadium.

Tribunat ishin më të zbrazëta se zakonisht dhe mungesa e interesit u ndje gjatë gjithë 90-minutëshit. Partizani vinte në këtë ndeshje pas një serie rezultatesh negative që i kushtuan vendin në “Final Four”, ndërsa Dinamo e kishte siguruar tashmë objektivin e saj. Pikërisht kjo bëri që edhe tifozët të mos ishin të shumtë në shkallët e stadiumit. Në tribunën përballë nuk kishte as 100 tifozë në total, ndërsa grupimi “Ultras Guerrils” vendosi sërish të bojkotojë skuadrën.

Mungonin edhe këngët që zakonisht shoqërojnë ndeshjet e të kuqve. Në disa momente, atmosfera në stadium u krijua nga disa turistë të huaj që kishin zgjedhur të ndiqnin derbin e kryeqytetit gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë. Ata tentonin të sillnin pak gjallëri në një stadium përgjithësisht të heshtur. Një tjetër detaj interesant ishte edhe fakti që Partizani kishte ndryshuar sërish pozicionin e pankinës. Zakonisht, të kuqtë qëndrojnë në pankinën djathtas, pas asistentit të parë, por në këtë takim ajo hapësirë ishte zënë nga Dinamo. Në fushë u vunë re shumë ndryshime në formacionet e të dyja skuadrave.

Të dy trajnerët aktivizuan disa lojtarë që kishin marrë më pak minuta gjatë sezonit, ndërsa pati edhe debutime. Kjo ndikoi që ritmi i ndeshjes të mos ishte shumë i lartë në disa momente. Një veçanti tjetër e këtij derbi ishte edhe trupa e arbitrimit. Sfi da iu besua një tresheje femrash, me Emanuela Rustën si kryesore, e ndihmuar nga Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu. Ndërkohë, disa nga lojtarët kryesorë të të dyja skuadrave e ndoqën takimin nga tribuna VIP. Skuka, Isgandarli, Preka, Bregu, Dita dhe Aliji ishin të pranishëm në stadium, por jo në fushë. Në fund të sfi dës, duke qenë se ishte edhe ndeshja e fundit e sezonit të rregullt, lojtarët e të dyja ekipeve ndërruan fanellat me njëri-tjetrin, duke mbyllur kështu kampionatin me një atmosferë sportive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb