Në një lidhje me “skype” në News24, gazetari Mentor Kikia foli për zhvillimet politike në vend, duke analizuar edhe ecurinë e procesit të integrimit të vendit.
Gjatë intervistës, ai theksoi se ‘shampanja është hapur disa herë’, por kur duhet të tregonin aftësitë për të mbyllur kapitujt kuptuan që çështja nuk është aq e thjeshtë.
Kikia nënvizoi siguria ushqimore, mjedisi, klima, transparenca, liria e medias, standardet e drejtësisë, zgjedhjet, pra këdo çështje që të kapësh janë të rëndësishme.
“Shampanjën për negociatat i kishin hapur disa herë. Dhe kur erdhi puna për të treguar aftësinë për të përmbyllur këto kapituj, aty kuptuan që integrimi ishte herë një mal dhe herë një det dhe që ka barriera të jashtëzakonshme. Dhe në këtë pikë kanë arritur të thonë që fajin e kanë ata të opozitës se po na nxijnë me protestën. Siguria ushqimore, mjedisi, klima, transparenca, liria e medias, standardet e drejtësisë, zgjedhjet, pra këdo çështje që të kapësh janë të rëndësishme. Pra bllokimi nuk lidhet me vullnetin e një vendi të vetëm, ne fillimisht duhet të përmbyllim procesin e negociatave dhe çdo vend anëtar i BE të bëjë ratifikimin e procesit…Tani po negociojmë me Brukselin, ka mbaruar dashuria politike dhe tani është radha e ekspertëve dhe ekspertët janë të ftohtë. Ndaj këtu ra edhe ritmi i entuziazmit tonë, viti 2027 u përfol si viti që do ishte mbyllja e negociatave, por nisën të thonë që ndoshta në 2030 mund të ketë vende që nuk na duan, por topi është në fushën tonë, dhe do të duhet të dimë të luajmë”, tha ai.
