Gazetarja e njohur, Pejana Elezi foli për ecurinë dhe pritshmëritë ndaj Spanjës në këtë Botëror, në bisedën e bërë me Trevsa Tufën në “Botërori Amerikan”. Elezi u shpreh se spanjollët nuk janë më si më parë dhe nuk i japin atë sigurinë e duhur.

Pejana, si një fanse e Spanjës, nuk ishit brilant në fazën e grupeve, por çfarë ndjesi ke pas tre ndeshje. A mund t’i shkojë Spanja deri në fund këtij Botëror, mos harrojmë që në 1/16 rrezikon të përballet me Portugalinë e Ronaldos…

Në fazën e grupeve, u kursyen dhe u ruajtën. Dihej që rivalët do bëheshin më të vështirë në  vijim. Jam pak spektike, nuk më japin sigurinë e një Spanje që jam mësuar të shikoj.

Po Gjermania?

Për mua Paraguajin e parakalon, edhe pse ndoshta me vështirësi. Kemi parë edhe Uruguajin si shkoi, nuk është aq e thjeshtë. Me Francën nuk di të them, se ato lojtarët e Bayernit luajnë te Franca.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb