Eurodeputetja Christina Guarda ka qenë sot e pranishme në protestën para Kryeministrisë. Guarda falënderoi protestuesit dhe tha se ata iu kanë mësuar të mbrojnë tokën dhe të drejtat. Ajo iu drejtua Ramës, referuar përuljes ndaj Melonit se në BE shkohet me kokën lart dhe kur e meriton.
“Na keni mësuar kaq shumë, na keni mësuar të mbrojmë tokën, e të jetuarit mirë në tokën tonë, na keni mësuar bukurinë e të mbrojturit të drejtat tona, të drejtën njerëzore, të mos konsumohemi nga politika e korruptuar.
Dua t’ju falënderoj ju dhe diasporën shqiptare në Itali.
Faleminderit diasporës më të gjithë Europën që po protestojnë për ju.
Kam një imazh, kryeministrin duke iu përulur kryeministres sime. Nuk hyhet në Europë duke u përulur, duke i shërbyer askujt, hyhet me kokën lart duke e ditur se e meriton. Kryeministri i një vendi nuk ulet në gjunjë para askujt, përveç popullit të tij.
Jam me ju Shqipëri”, tha ajo.
