Analisti Albatros Rexhaj e ka vlerësuar si shumë pozitive dakordësimin e PS dhe PD për miratimin e projekt-rezolutës për integrimin në BE.
Gjatë një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, analisti Rexhaj tha se u tregua një moment i rrallë pjekurie, ndërsa nënvizoi se shumë shpejt Shqipërisë do t’i jepet drita jeshile për të kaluar në fazën tjetër.
“Ajo që ka ndodhur në Kuvend është Moment i rrallë pjekurie. Dhe pjesë më konstruktive ka ardhur nga PD dhe kjo tregon që ka një reflektim. Dhe shumë shpejt Shqipërisë do t’i jepet drita jeshile për të kaluar në fazën tjetër. Por kjo nuk do të thotë që PD ka hequr dorë nga akuzat e veta, por është një moment reflektimi që dërgojnë një mesazh te BE. Edhe PD e ka kuptuar që ky proces nuk ndalet jo ndoshta aq shumë sa të jetë meritë e Shqipërisë, por edhe e vullnetit të gjeopolitikës europiane”, tha ai.
