Shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj dhe sociologu  Ergys Mërtiri janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Open” në News24 në lidhje me përdorimin e rrjeteve sociale.

Duke diskutuar se çfarë ka vlerë në rrjetet sociale, Rexhaj u ndërpre nga Mërtiri, e kjo pasoi duke i thënë se  ‘secili jeton në botën e tij;.

Pjesë nga debati në studio:

Rexha: Seleksionimi i njerëzve është elitare. Fakti që ke një diplomë nuk të bën me të ditur se një tjetër. Fakti që ke marrë 1,2 apo 3 diploma s’të jep të drejtën të deklarohesh si një autoritet tjetër. Kjo mënyrë e të menduarit shkon drejt asaj që është në Kinë, që lidhet me kontrollin.

Mërtiri: Kur flasim për të drejtë apo të gabuar, nuk flasim nga ana juridike. Duhet t’i referohemi vlerave

Rexha: Më lër të flas. Çdokush jeton në botën  e vetë. Kush e saktëson se çfarë është vlerë e çfarë jo? Nëse budallai të mposht në debat kjo është zotësi. Se cili ekziston në botën e vetë. Shkrimtari i njohur, Modiani kur ka marrë çmimin ‘Nobel’ ka thënë që rrjetet sociale janë duke ndryshuar botën. Ka thënë që ne duhet të përshtatemi dhe jo të ndalemi.

Mërtiri: Pyetja që kush e përcakton se çfarë janë vlera, të çon në atë që nuk ka vlera. Është çmenduri që një shoqëri t’i tregojë një profesionisti se çfarë të bëjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb