Kreu i Patrullës Kufitare të SHBA-së , Mike Banks, njoftoi dorëheqjen e tij sot (14/5) .

Konkretisht, Banks i tha FOX News: “Ka ardhur koha. Ndihem sikur e kam rikthyer anijen në rrugën e duhur, nga kufiri më pak i sigurt, shkatërrues dhe kaotik në kufirin më të sigurt që ky vend ka parë ndonjëherë . Është koha për të dorëzuar frenat, pas 37 vitesh, është koha për të shijuar familjen dhe jetën. Është koha për t’u kthyer në Teksas për t’iu përkushtuar familjes dhe fermës sime.”

Banks mori detyrën e shefit të Patrullës Kufitare më 16 janar 2025 dhe mbikëqyri pjesën më të madhe të përpjekjeve të administratës së dytë Trump për të penguar imigracionin e paligjshëm.

Më parë ai shërbeu si këshilltar special i guvernatorit të Teksasit për çështjet kufitare. Ai shërbeu 10 vjet në Marinën e Shteteve të Bashkuara si oficer sigurie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb