Pas fjalimeve marshimit në rrugët e Tiranës, ku kërkuan largimin e Edi Ramës, dhe gjithashtu bënë thirrje që SPAK të hetojë kryeministrin, është mbyllur protesta e 53-të radhazi e qytetarëve.
“Arrestoni Ramën”, “Parlament i krimit”, “Shqipëria kërkon revolucion”, ishin këto thirrjet e protestuesve gjatë revoltës.
Për 53 ditë me radhë është protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij të cilën e akuzojnë për korrupsion. Protestuesit shprehen të vendosur se revolta do të vijojë deri në rrëzimin e Ramës.
Ndërsa nesër do të jetë dita e 54-t e protestës, por revolta pritet të nisë që në orët e para të mëngjesit.
Nesër më 23 korrik, pritet të mbahet seanca e fundit plenare për sesionin e tij. Organizatorët e protestës bënë thirrje që nesër në orën 08:30 të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojë marshimi drejt Kuvendit.
Gjithashtu është lajmëruar që protesta do jetë e shoqëruar me aksion në goditjen me vezë apo miell të deputetëve të Kuvendit.
