Guardia di Finanza ka përfunduar operacionin e koduar “Red Jack”, i cilësuar si një nga aksionet më të mëdha ekonomike dhe financiare të zhvilluara ndonjëherë në sektorin e lundrimit rekreativ në Itali.

Operacioni u zhvillua nga Njësia e Operacioneve Ajrore dhe Detare e Guardia di Finanza në Cagliari dhe zbuloi një skemë të gjerë shmangieje fiskale me jahte dhe mjete të tjera luksoze lundruese.

Sipas hetimeve, janë identifikuar 100 anije dhe mjete lundruese që, edhe pse rezultonin në përdorim nga shtetas rezidentë në Itali, lundronin nën flamuj të huaj dhe nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve tatimore italiane.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se vlera totale e mjeteve të sekuestruara ose të hetuara kalon 48 milionë euro, ndërsa gjobat e vendosura mund të arrijnë deri në 23 milionë euro, në varësi të vlerës së blerjes apo çmimit të tregut të pasurive të padeklaruara.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb