Një burrë rreth të tridhjetave ndodhet në gjendje kritike pasi u sulmua nga një peshkaqen në Australinë Perëndimore, raportuan shërbimet lokale të emergjencës.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 10:00 sipas kohës lokale në bregdetin e ishullit Rottnest Island, pranë qytetit të Perth në Australi.

Sipas autoriteteve, menjëherë pas alarmit në zonë u dërgua një helikopter shpëtimi, ndërsa në operacion morën pjesë edhe policia e ishullit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.

“Helikopteri i shpëtimit është atje, së bashku me policinë e ishullit dhe shërbimet e emergjencës”, deklaroi një zëdhënës i Ambulancës së Shën Gjonit për AFP. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi gjendjen e të plagosurit apo rrethanat e sulmit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb