Britania po vendos sistemin e ri në Lindjen e Mesme për të mbrojtur “qytetarët dhe partnerët e Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme nga sulmet me dronë.

Sistemi i Armëve të Vrasjes me Precizion të Avancuar (APKWS) do të instalohet në avionët luftarakë RAF Typhoon për t’i mundësuar atyre të shkatërrojnë objektivat me saktësi.

Ministri për gatishmërinë e mbrojtjes dhe industrinë, Luke Pollard, u shpreh: “Kjo ka qenë një përpjekje e shkëlqyer duke punuar me industrinë për të testuar dhe vendosur këtë sistem brenda pak muajsh, gjë që do të ndihmojë forcat ajrore të rrëzojë shumë më tepër dronë me një kosto shumë më të ulët”.

Në anën tjetër Trump vazhdimisht deklaron se nëse Irani nuk dakordohet me kërkesat e Shtëpisë së Bardhë do të përjetojnë momente të vështira.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: