Vizita e fundit e presidentit amerikan në Kinë ka ngjallur shqetësim të madh në rrethin e ngushtë të Donald Trump. Pavarësisht atmosferës pozitive këshilltarët kryesorë paralajmërojnë se samiti i hap rrugën një pushtimi kinez të Tajvanit brenda pesë viteve. Një zhvillim i tillë kërcënon t’i shkëpusë kompanitë amerikane nga mikroçipat që janë “zemra” e Inteligjencës Artificiale.

Sipas Axios, Trump u “mahnit” nga pritja mbresëlënëse që mori nga Xi Jinping në Pekin. Por, pas etiketës dhe shkëlqimit thelbi i mesazheve kineze ishte krejtësisht i ndryshëm.

“Xi po përpiqet ta ripozicionojë Kinën në skenën ndërkombëtare”, tha një këshilltar i Trump.

“Mesazhi i tij tani është: Ne nuk jemi një fuqi në zhvillim. Ne jemi të barabartë me ju. Dhe Tajvani më përket mua. Ky udhëtim e bëri të qartë se çështja e Tajvanit do të vihet urgjentisht në tryezë në pesë vitet e ardhshme.”

Shqetësimi më i madh i Uashingtonit është përgatitja ekonomike e SHBA-së për një skenar të tillë. Siç theksojnë analistët, zinxhiri i furnizimit me gjysmëpërçues (çip) është ende larg të qenit autonom. Për botën e biznesit dhe ekonominë amerikane në përgjithësi, varësia nga gjysmëpërçuesit tajvanezë mbetet çështja më kritike dhe më urgjente.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb