Shkon në 6 numri i viktimave nga masakra në Mersin të Turqisë.

Mësohet se autori që vrau katër persona dhe plagosi tetë të tjerë në Mersin e filloi serinë e tij të vrasjeve pasi vrau ish-gruan e tij.

Sipas informacioneve të marra, Metin Ö. 37 vjeç qëlloi dhe vrau ish-gruan e tij Arzu Özden 32 vjeç në lagjen Darıpınarı të rrethit Çamlıyayla.

Si pasojë e sulmit, pronari i restorantit Sabri Pan humbi jetën në spital, ndërsa punonjësi Ahmet Ercan Can vdiq në vendngjarje.

Autori hapi zjarr fillimisht në një restorant në lagjen Kadelli Dörtler. Sulmuesi mbërriti me makinë pranë lokalit në pronësi të Sabri Pan dhe qëlloi me armë ndaj personave që ndodheshin aty. Pas sulmit në restorant, autori u largua me automjet dhe vazhdoi të qëllonte në zona të tjera. Në lagjen Kaburgediği ai vrau Yusuf Oktay, një i ri që po kulloste kafshët, ndërsa në zonën Yenimahalle qëlloi për vdekje shoferin e kamionit Abdullah Koca pranë banesës së tij.

Ka rezultuar se Gökay Sefiloğlu, punonjësi i stacionit të benzinës i qëlluar nga i dyshuari në stacion, gjithashtu humbi jetën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb