Tre zhytës profesionistë nga Finlanda (në foton kryesore) vazhduan sot operacionin për nxjerrjen e trupave të zhytësve italianë që humbën jetën në “Gropën e Peshkaqenëve” në Maldive.

Trupat ishin lokalizuar në segmentin e tretë të gropës, në rreth 60 metra thellësi.

Sot është bërë e mundur nxjerrja e dy prej trupave, të cilët janë tërhequr me sukses drejt zonave më të sigurta, ku më pas do të merren nga palumbarët e ushtrisë së Maldiveve.

Dy trupat e tjerë pritet të nxirren gjatë ditës së nesërme, sipas planit të operacionit.

Zhytesit

Operacioni po zhvillohet në disa faza për shkak të thellësisë dhe kushteve të vështira.

Tre zhytësit finlandezë, të specializuar për zhytje në thellësi deri në 100 metra, po përdorin pajisje ndihmëse si “scooter” nënujore për të lehtësuar lëvizjen dhe për të shmangur lodhjen gjatë operacionit.

Operacioni ndërkombëtar u forcua pasi një zhytës ushtarak maldivian humbi jetën gjatë kërkimeve, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të kujdesshme dhe të koordinuar.

Autoritetet në Maldive po hetojnë ende rrethanat e ngjarjes, përfshirë dyshimet se disa prej zhytësve mund të kenë qenë përtej kufirit të lejuar të zhytjes rekreative prej 30 metrash dhe nëse të gjithë kishin autorizimet e duhura për atë thellësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb