Ka përfunduar aksioni i sotëm politik me mbylljen e protestës së 92-të radhazi, e cila u kurorëzua me rikthimin e marshuesve përpara godinës së Kryeministrisë pas lëvizjes në akset kryesore të kryeqytetit.
Në përmbyllje të tubimit, turma e qytetarëve u ritregua e vendosur duke u rikthyer sërish përballë zyrës së kryeministrit. Organizatorët dhe pjesëmarrësit bënë të qartë se rezistenca qytetare nuk do të ndalet, duke paralajmëruar rikthimin masiv në shesh edhe gjatë ditës së nesërme, e cila shënon ditën e 93-të të qëndresës.
Përpara se të shpërndaheshin, protestuesit lëshuan thirrjet e fundit përmbyllëse përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë t’u bashkohen nesër në numër akoma më të madh: “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Nesër akoma më shumë!”.
