Federico Colombo, i fejuari i 22-vjeçares Giorgia Sommacal, e cila humbi jetën në një zhytje tragjike në Maldive së bashku me nënën e saj Monica Montefalcone dhe tre persona të tjerë, ka shkruar një letër të gjatë për humbjen e saj.

(Në foto Giorgia Sommacal, 22 vjeç, e cila humbi jetën në Maldive gjatë një zhytjeje së bashku me të fejuarin e saj, Federico Colombo, 26 vjeç).

Në letrën e publikuar nga Il Secolo XIX, ai shpreh dhimbjen dhe reflektimin e thellë që i ka sjellë kjo humbje.

“Në jetë asgjë nuk është e sigurt. Jemi mësuar me praninë e njerëzve dhe harrojmë vlerën e gjërave të vogla, një buzëqeshje, një telefonatë, një të qeshur pa arsye. Pastaj vjen mungesa dhe kupton sa të rëndësishme ishin”, shkruan ai.

Ai thekson se kjo tragjedi i ka mësuar të vlerësojë më shumë të tashmen dhe të mos shtyjë gjërat që sjellin lumturi.

“Duhet të jetojmë pa pritur momentin perfekt. Duhet të kemi guximin të duam më shumë, të themi atë që ndjejmë, të përqafojmë më fort njerëzit që duam dhe të shijojmë çdo moment, edhe ato që duken të zakonshme.”

Colombo shkruan gjithashtu se jeta është e brishtë dhe e çmuar, dhe se duhet jetuar me sinqeritet dhe me zemër, duke krijuar kujtime dhe duke mos e shtyrë dashurinë për më vonë.

Në fund të letrës ai thekson se dashuria është kuptimi i jetës dhe se “nuk ekziston dashuri e humbur”, duke përfunduar se Giorgia dhe nëna e saj për të përfaqësojnë lumturinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb