Një ngjarje shqetësuese ka tronditur një familje nga qyteti i Vlorës. Një vajzë 14-vjeçare u largua nga shkolla pas një konflikti që dyshohet të ketë ndodhur me një mësuese lidhur me një notë.

Sipas familjarëve, e mitura ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe pas përfundimit të mësimit nuk është kthyer në banesë. Familja humbi çdo kontakt me vajzën, duke kaluar momente ankthi dhe pasigurie për vendndodhjen e saj.

Fatmirësisht, mbrëmjen e djeshme, 14-vjeçarja është gjetur në kryeqytet. Burime pranë familjes bëjnë me dije se ajo kishte kërkuar ndihmë në ambientet e një lokali, ndërsa kanë qenë pronarët e biznesit ata që kanë njoftuar menjëherë prindërit përmes telefonit.

Babai i së miturës, në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, të moderatores dhe të autores Evis Ahmeti, është shprehur i tronditur nga e gjithë situata.

Gjatë intervistës, ai ka deklaruar se ende nuk ka arritur të komunikojë me mësuesen për shkak të gjendjes emocionale që po përjeton familja.

Ai tregoi se vajza kishte udhëtuar nga Vlora në Tiranë. Babai tregoi se kishte kërkuar ndihmë në një lokal në Tiranë, ndërsa aty kishte njoftuar të atin përmes celularit.

“Ishte për një notë që kishte marrë në matematikë. Ishte ndjerë keq. Ky ishte veprimi i saj. Nga Vlora, në Tiranë e gjeta. Ishte e panikosur, kishte kërkuar ndihmë në një lokal. Ata më lajmëruan. Nga ora 22:00 u gjet. Mirë është tani. Nuk kam arritur të flasë me mësuesen, se nuk e kam mbledhur mendjen akoma.”, tha babai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: