Rezistenca vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët shprehen të vendosur për të qëndruar në protestë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Gjatë tubimit, disa prej protestuesve kanë deklaruar se arsyet e pjesëmarrjes së tyre lidhen me çështje ekonomike, sociale dhe kombëtare.
“Arsyet që protestojmë janë ekonomike dhe kombëtare. Jam atdhetar dhe e dua vendin tim”, u shpreh një prej qytetarëve.
Një tjetër protestues tha se nuk do të largohet nga protesta, duke e krahasuar qëndrimin e tyre me sakrificat e brezave të mëparshëm.
“Sot është dita e 50-të. Ju erdhi fundi, nuk është më. Derisa të mbarojë protesta nuk iki në Angli, do të rri këtu. Të parët tanë luftuan 50 vite komunizëm, 50 ditë protestë nga ne nuk është asgjë, është diçka minimale”, deklaroi ai.
