Rolando Maran është zgjedhur trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Ai do të jetë tashmë në stol për miqësoret e 3 dhe 6 qershorit kundër Izraelit dhe Luksemburgut.

62-vjeçari është trajneri i pestë italian që ulet në stolin e kuqezinjve, pas Gianni De Biazit, Cristian Panuçit dhe Edi Rejës.

Mediat kanë bërë jehonë nënshkrimit të Maranit me Shqipërinë. Bëhet fjalë për TuttomercatowebSportMediasetANSA. Edhe gazetari i njohur italian, Gianluka di Marzio e ka publikuar si lajm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb