Interi ka mbyllur sezonin mes festës së madhe për titullin kampion dhe triumfit në Kupën e Italisë. Pas celebrimeve në “San Siro” dhe rrugëve të Milanos, zikaltërit përgatiten për sfidën e fundit ndaj Bolognas, një ndeshje pa ndikim në renditje.
Trajneri Cristian Chivu pritet të lërë pushim shumicën e lojtarëve që do të angazhohen me kombëtaret në Botërorin e verës, ndërsa do t’u japë hapësirë disa të rinjve të ekipit U-23. Megjithatë, kapiteni Lautaro Martinez ka vendosur të jetë në fushë për të synuar rritjen e numrit të golave në krye të renditjes së golashënuesve.
Ndërkohë, drejtuesit zikaltër kanë nisur punën për merkaton e verës. Rinovimi i Chivu deri në vitin 2028 konsiderohet pranë finalizimit, ndërsa klubi ka vendosur t’i besojë portën Martinez-it si titullar për sezonin e ardhshëm.
Në mesfushë, objektivi kryesor mbetet Manu Koné i Romës, me Curtis Jones si alternativë, ndërsa në krahë Interi po ndjek me interes Marco Palestra-n. Ndryshime priten edhe në mbrojtje pas largimeve të Acerbi-t dhe Darmian-it, me emra si Araujo dhe Vuskovic në listën e dëshirave.
Për sulmin, ëndrra e madhe mbetet Nico Paz. Talenti argjentinas do të rikthehet te Real Madridi, por nëse spanjollët vendosin ta nxjerrin në merkato, Interi është gati të tentojë goditjen e madhe të verës. Ndërkohë lajme pozitive edhe për çështjen Bastoni. Sipas mediave katalansase, Barcelona duket se nuk do të tentojë më afrimin e mbrojtësit italiane, e lodhur nga pritja për një përgjigje nga ana e klubit zikaltër.
