Sot është një ditë e veçantë për Ernest Muçin. Data 20 maj përkon me ditën e fundit që është në dispozicion të Trabzonsporit, për blerjen e kartonit nga Beshiktashi.
Trabzonspori vendosi më 16 maj, që të ushtronte opsionin e blerjes së kartonit. Nëse nuk ka ndonjë surprizë, atëherë sot do të vijë zyrtarizimi.
8,5 milionë euro do përfitojë Beshiktashi, ndërsa 1 milionë euro i merrte më parë nga huazimi. Me 9,5 milionë euro në total bëhet edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.
Muçi ndërkohë është raportuar se do përfitojë 3,5 milionë euro në sezon. Kështu do të jetë edhe më i paguari nga futbollistët e Kombëtares.
