Në nder të 53-vjetorit të Revoltës Antikomuniste të Spaçit ku të burgosurit politikë ngritën flamurin kombëtar pa yllin komunist, duke sfiduar regjimin e kohës, u zhvillua një akivitet përkujtimor në Tiranë.
Disa prej organizatorëve në atë kohë u dënuan dhe u trajtuan mizorisht ndërsa 4 prej tyre u pushkatuan.
Besim Ndregjoni, kreu i shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë të Shqipërisë tha se në atë revoltë, u hodh për herë të parë slogani i demokracisë dhe i lirisë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Kjo thirrje tha ai, u përsërit edhe nga 90 studentët e dhjetorit në qytetin studenti, por më pas situata u mor në dorë nga politikanët.
Ndregjoni thotë se siç tregon historia,klasa politike shqiptare ka dështuar me ndërtimin e demokracisë.
“Kjo klasë politike nuk ka ndërtuar shtet të ligjshëm, portë korruptuar. Opozita antikomuniste në 90 dhe 2026 është kthyer në fasadën e këtij shteti të korruptuar”, tha ai.
Ndregjoni u ndal edhe tek gjyqi që po zhvillohet në Hagë për ish krerët e UÇK-së.
“Qarqet antishqiptare sllave duan të njollosin luftën çlimtare të Kosovës me gjyqe formale në Hagë”, përfundoi ai.
