MAQEDONIA E VERIUT- Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë i ndodhur gjatë natës në unazën e qytetit në Shkup, mes mbikalimit të Vizbegovës dhe nyjës së Mirkovcit.
Të paktën katër persona humbën jetën, pasi një automjet tip BMW u përplas me një kamion dhe më pas u përfshi nga flakët.
Raportohet se drejtuesi i kamionit 76-vjeçari ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka thyer gardhin mbrojtës duke hyrë në korsinë e kundërt. Më pas është përplas kokë më kokë me mjetin tip “BMW” që drejtohej nga 51-vjeçari nga Shkupi.
Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e katër personave.
Në vendngjarje kanë humbur jetën drejtuesi i veturës R.V. (51), si dhe bashkëudhëtarët A.V. (20) dhe P.M. (20) nga Shkupi. Viktimë ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.
Ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar dhe ndodhet në stacion policor, ndërsa institucionet kompetente po vazhdojnë hetimet.
https://www.facebook.com/share/v/1GGmPQNnjd/
