Nuk ka ende një njoftim zyrtar, por Pep Guardiola po kalon ditët e tij të fundit në krye të Man.City, me teknikun spanjoll që do të largohet nga “qytetarët” në fund të këtij sezoni. Prej disa kohësh, emri i teknikun spanjoll po lakohet me një kalim të mundshëm në krye të përfaqësueses italiane. Në lidhje me këtë opsion është përfshirë edhe Luis Enrique, me trajnerin e PSG që është pyetur se çfarë se çfarë mendon, a e sheh Guardiola-n në stolin azzurr:
“Kur unë drejtoja përfaqësuesen e Spanjës, kam pyetur veten nëse edhe Guardiola kishte të njëjtën ambicie. Nuk mendoj se do të shkojë tek Italia, por as nuk e përjashtoj. Do të më pëlqente të shihja Guardiolën edhe për shumë vite në nivele të larta, jo për trofetë, në fund të fundit çfarë vlere kanë numrat”, u shpreh Luis Enrique.
