Vetëm dy ditë pasi u ble përfundimisht nga Trabzonspor, Ernest Muçi fiton Kupën e Turqisë. Trabzon fitoi 2-1 në finalen ndaj Konyaspor, të luajtur në Corendon Airlines Park (Antalya).

Ernest Muçi ishte titullar në këtë takim, por nuk mundi dot të lërë gjurmë. Gjithsesi, kontributi i sulmuesit kuqezi gjatë kompeticionit ka qënë i madh.

Paul Onuachu i dhuroi suksesin e madh Trabzonsporit, falë dopietës personale, me golat që u shënuan përkatësisht në minutën e 18’ dhe 79-të nga sulmuesi nigerian.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: