Inteligjenca artificiale po ndryshon çdo gjë rreth nesh, mënyrën si punojmë, mënyrën si jetojmë, por edhe mënyrën se si mbrohemi. Por a është inteligjenca artificiale arma më e fortë e sotme kundër sulmeve kibernetike apo ndoshta do jetë rreziku më i madh i së ardhmes sonë?

Kjo është tema që u trajtua sot në podcastin “Welcome to Luarasi” me pedagogen Denisa Kele.

I ftuar ishte drejtuesi i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit pranë Universitetit “Luarasi”, Gentian Hoxhalli, i cili ka analizuar efektet që AI ka në jetën tonë të përditshme ndërsa në nënvizuar nevojën që të jemi të përgatitur për përdorimine saktë të saj.

Hoxhalli ka renditur edhe programet e studimit që ofrohen në universitetin “Luarasi” lidhur me Teknologjinë dhe Informacionin, duke i konsideruar ato të përshtatura me kërkesat e tregut vendas dhe ndërkombëtar. Ai theksoi se në ciklin Master ofrohen programe të fokusuara te sfidat më aktuale të teknologjisë, përfshirë sigurinë kibernetike dhe inteligjencën artificiale.

“Te Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, fakulteti ofron dy programe në ciklin e parë Bachelor dhe në ciklin e dytë që është Master. Për sa i përket ciklit të parë Bachelor, ne ofrojmë programe në gjuhën shqipe: Bachelor në Informatikë Ekonomike dhe Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Inovazioni. Ndërsa në gjuhën angleze, që është bërë pjesë integrale e universitetit tonë, ofrojmë Bachelorin Data Science and Business Analytics, që është një Bachelor që vjen në bashkëpunim me Universitetin e Londrës dhe kurrikulën e LSE-së (London School of Economics).

Kurse për sa i përket ciklit të dytë Master, kemi një ofertë akademike mjaft joshëse me trendin e kohës, por gjithashtu dhe në kuadrin e kërkesave të tregut të punës që burojnë qoftë nga ai kombëtar dhe ai ndërkombëtar. Kemi Master Profesional në Siguri Kibernetike — tashmë një Master prej disa vitesh i konsoliduar dhe i përshtatur met realitetin dhe sidomos me sfidat aktuale. Kemi një Master Shkencor në Siguri Kibernetike dhe Inteligjencë Artificiale. Këtu është futur dhe komponenti risi, ai i inteligjencës artificiale si një instrument mjaft i rëndësishëm në kuadrin e sigurisë kibernetike. Master Shkencor në Informatikë Ekonomike dhe Master Shkencor në Teknologji Informacioni dhe Inovazioni.

Kjo është oferta akademike ose më saktë programet që jepen tek Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Theksoj, të gjitha programet janë të akredituara sepse është një universitet tashmë prej dy dekadash që është pjesë e arsimit të lartë në vendin tonë dhe janë programe të njohura me kurrikula bashkëkohore, si dhe me ekspertizë të konsoliduar për sa i përket ofertës akademike që japim”, tha ai.

Sipas Hoxhallit, Universiteti “Luarasi” ka ndërmarrë ndryshime të rëndësishme në kurrikula për t’iu përshtatur zhvillimeve globale dhe nevojave të tregut.

Eksperti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e praktikave profesionale, të cilat zhvillohen në kompani private, institucione shtetërore dhe pranë “Hysenbelliu Group”.

“Është gjithmonë traditë në Universitetin Luarasi për të riparë kurrikulat dhe programet që ofron në të gjitha fakultetet, dhe kjo vjen si rezultat i takimeve me tregun e punës, trendet e kohës, por gjithashtu një pjesë të rëndësishme mori edhe bashkëpunimi me Universitetin e Londrës ku patëm shkëmbime dhe mendime për sa i përket modernizimit të kurrikulës tonë dhe për të qenë një kurrikulë sa më aktuale.

Konkretisht, në Bachelor-et që folëm pak më përpara për sa i përket Informatikës Ekonomike dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, ka pasur një ndryshim rrënjësor në rrafshin e kurrikulës. Janë ndryshuar disa lëndë duke u futur lëndë më të trendit dhe të risisë tonë, si: Bazat e Inteligjencës Artificiale, Hyrje në Machine Learning, Programimi i Avancuar në Python, apo lëndë që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike. Kjo për të treguar që edhe pse në nivelin Bachelor, këto lëndë janë të domosdoshme për të marrë njohuritë bazë dhe më pas për t’i avancuar në ciklet e mëtejshme si ato Master.

Po kështu, edhe për sa i përket kurrikulës në Data Science and Business Analytics, është parë e nevojshme që një pjesë e literaturës më bashkëkohore t’i atashohet edhe programeve në gjuhën shqipe. Prandaj le të themi që kemi parë në dy dimensione situatën për sa i përket përditësimit të kurrikulave tona: një ka qenë në rrafshin e tregut të punës dhe trendeve globale që burojnë saktësisht nga takimet që ne bëjmë periodikisht, dhe një tjetër ka qenë bashkëpunimi me Universitetin e Londrës në kuadrin e ndërkombëtarizimit të universitetit.

Praktikat mësimore zhvillohen në të dyja ciklet e studimeve, pra në ciklin e parë Bachelor dhe në ciklin e dytë Master. Kjo është pjesë e kurrikulës dhe pjesë integrale e programit të studimit. Praktika zhvillohet në kompani të ndryshme apo në institucione shtetërore të ndryshme, në të cilat Universiteti Luarasi ka marrëveshje të posaçme për të zhvilluar praktikën dhe për të ecur për sa i përket formës se si do të ndiqen studentët dhe për të ndarë me praktikantët të gjithë informacionin, qoftë në kontekstin e internshipit apo punësimeve të mëvonshme. Po kështu, një pjesë e praktikave janë ndjekur edhe pranë grupit tonë, pranë Hysenbelliu Group”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb