Një shpërthim i fuqishëm në një minierë qymyri në veri të Kinës ka shkaktuar të paktën 82 viktima, sipas mediave shtetërore kineze. Ngjarja e rëndë ndodhi në minierën e qymyrit Liushenyu të Grupit Tongzhou, në provincën Shanxi.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, shpërthimi i gazit ndodhi të premten në orën 19:29 me orën lokale (11:29 GMT), ndërsa në momentin e incidentit në minierë ndodheshin 247 punëtorë.

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende, ndërsa ekipet emergjente po punojnë për nxjerrjen e minatorëve dhe verifikimin e bilancit të plotë të viktimave dhe të plagosurve.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa është nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb