Për 65 ditë me radhë qytetarët vijojnë protestë kundër qeverisë, dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Një protestë si asnjëherë më parë në vend, që ka treguar rezistencë, qëndrueshmëri e qytetari. Kërkesa e protestuesve është e qartë, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit shprehen gjithashtu se janë kundër klasë së vjetër politike, ndërsa bëjnë thirrje për ndryshim sistemi duke synuar një “Shqipëri të re”, ku të korruptuarit dalin para drejtësi dhe interesat e drejta të qytetarëve mbrohen.

Protestuesit janë shprehur të qartë se kjo revoltë nuk do të ndalet, ndërsa theksojnë se gjithashtu në muajit gusht do të organizohen protesta mbarëkombëtare, përkatësisht në datat 14, 15 e 16 ku pritet t’i bashkohet edhe Diaspora.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb