Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dënuar ashpër sulmin e fundit rus ndaj Ukrainës, duke e cilësuar atë një goditje të rëndë ndaj infrastrukturës civile.
Në një deklaratë zyrtare, Meloni shprehu solidaritetin e Italisë me popullin ukrainas, duke theksuar se qytetarët e Ukrainës prej më shumë se katër vitesh po përballen me pasojat dramatike të luftës.
“Dënoj fuqimisht sulmin e rëndë rus që ka goditur përsëri infrastrukturën civile në Ukrainë, me rritjen progresive të nivelit të armëve të përdorura”, deklaroi ajo.
Kryeministrja italiane shtoi se Italia do të vijojë të bashkëpunojë me partnerët europianë dhe ndërkombëtarë për të mbështetur një zgjidhje diplomatike të konfliktit. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri me partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë për të çuar përpara rrugën drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, u shpreh Meloni.
