Një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një ndërtesë në Beograd, duke shkaktuar plagosjen e 13 pasagjerëve.
Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30 të mëngjesit, ndërsa në vendngjarje u angazhuan pesë ekipe të shërbimeve të emergjencës.
Në total janë plagosur 11 të rritur dhe dy të mitur, të moshës 2 dhe 16 vjeç. Dy prej të rriturve kanë marrë plagë të rënda, një 20-vjeçar dhe një 60-vjeçar.
Të plagosurit janë transportuar në Qendrën e Emergjencës, ndërsa fëmijët janë dërguar në spitalin “Tiršova” për trajtim të specializuar.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e daljes së tramvajit nga shinat dhe përplasjes me ndërtesën.
