Në ditën e 65-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë lënë një tjetër mesazh simbolik në bulevardin përpara Kryeministrisë.
Protestuesit kanë formuar me shkrim gjigant në shesh mesazhin “NO DEALS”, “Nuk ka marrëveshje!“, duke përcjellë qartë qëndrimin e tyre se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit nuk është e negociueshme.
Mesazhi u shoqërua me pankarta të tjera të mbajtura nga protestuesit, ndërsa qytetarët vijuan marshimin dhe tubimin e përditshëm kundër qeverisë në rrugët e Tiranës.
