Janë zhvilluar ndeshjet e fundit të kampionateve të Kategorisë së Parë për moshat U-17, U-16 dhe U-15, ndërsa në përfundim të tyre u organizuan edhe ceremonitë e dorëzimit të trofeve dhe medaljeve për skuadrat kampione.
Në Kategorinë e Parë U-17, sfida mes KF Shkodrës dhe Egnatias u mbyll në barazim 2-2. Me këtë rezultat, KF Shkodra e mbylli kampionatin në vendin e parë me 74 pikë, duke u shpallur kampione. Në fund të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut, që iu dorëzuan skuadrës nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Armando Cungu.
Në Kategorinë e Parë U-16, KF Shkodra e mbylli kampionatin në vendin e parë me 73 pikë, duke siguruar titullin kampion. Pas përfundimit të sezonit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve, që iu dorëzuan skuadrës nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Armando Cungu.
Ndërkohë, në Kategorinë e Parë U-15, Dinamo City fitoi 1-0 ndaj AF Elbasanit dhe e mbylli sezonin në vendin e parë me 71 pikë, duke u shpallur kampione. Në fund të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut për skuadrën kampione.
Me përfundimin e këtij sezoni, KF Shkodra U-17, KF Shkodra U-16 dhe Dinamo City U-15 kanë siguruar ngjitjen në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm, ku do të garojnë mes skuadrave elitare të futbollit shqiptar për grupmoshat respektive.
