Një aksident ka ndodhur në Vaqarr, në Tiranë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Mësohet se në një prej mjeteve drejtuese ishte një grua shtatzënë dhe bashkë me të udhëtonin 6 fëmijë të cilët ishin duke shkuar për të luajtur kalçeto.
Disa prej tyre kanë marrë dëmtime të lehta, dhe fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore është edhe gruaja shtatzënë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
